Showbiz

Si u bë yll Dafina Zeiqiri? (Foto)

By Egzona Krasniqi

September 14, 2016

Dafina Zeqiri përherë e ka dashur, e ka pëlqyer muzikën. Jo rastësisht është kjo që është.

Pasionin dhe talentin e ka trashëguar nga e ëma, Melihate Zeqiri, që po ashtu ishte këngëtare e njohur.

Dafina sjelli frymë të re në tregun muzikor vendor, rrëzojë për toke një mori këngëtaresh që ishin aq aktuale pa ndonjë talenti kush e di se çfarë. Dafina u bëri konkurrencë dhe e zbehu shkëlqimin e tyre, pasi ishte e kompletuar, e pajisur me talent, zë, karizëm e stil.

Dafina Zeqiri tingëllon dhe duket botërore në këngët, videoklipet dhe fotot e saj. Ajo tashmë e ka krijuar identitetin e duhur artistik.

Dafina edhe këtë verë ishte mjaftë e angazhuar dhe e paguar. Ajo që e bënë ndryshe është edhe distancimi i saj nga jeta publike.