Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rrokulliset vetura në Shtërpcë (Foto)

Një aksident ka ndodhur në dalje të komunës së Shtërpcës, në drejtim të Ferizajt.

Siç shihet në fotografitë e siguruara nga lajmi.net, një veturë ka dal nga rruga dhe është rrokullisur në fshatin Biti.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por nuk ka dhënë detaje për gjendjen e pjesëmarrësve në aksident.

Exit mobile version