Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Kosova vazhdon të përfitojë në sistemin gjyqësor nga EULEX-i

Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou është pritur në takim nga Kryeministrin i Kosovës, Isa Mustafa.

Zyra për media njofton se në takim Shefja e EULEX-it dhe Kryeministri diskutuan për bashkëpunimin e përgjithshëm për çështjet e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it.

“Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha Papadopoulou.

Gjithashtu në komunikatë bëhet e ditur se “ Shefja e EULEX po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it.

Exit mobile version