KMDLNj: Cozman është i kënaqur me sjelljen e policisë

Ekipi monitorues i KMDLNj –së ka bërë të ditur se në bazë të mandatit për respektimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria ka realizuar një vizitë monitoruese në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë ku ndodhet në paraburgim rrehperi Cozman.

“Në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, KMDLNj takoi Y. A dhe A. K të ndaluar për rastin e lartëcekur. Sipas mandatit që ka KMDLNj u kërkoi të ndaluarve të deklarohen vetëm për kushtet dhe trajtimin që u kanë bërë Policia e Kosovës, për të cilën ata u shprehen se nuk kishin asnjë vërejtje.” thuhet në komunikatë.

Më tej KMDLNj njofton se “Gjatë qëndrimit në Qendrën e Mbajtjes ata pohuan se stafi është sjellur shumë mirë, janë njoftuar me të drejtat që u takojnë, i kanë vizituar mjekët, kanë angazhuar mbrojtës dhe janë njoftuar familjet e tyre. Gjithashtu, edhe në momentin e arrestimit Policia e Kosovës i ka njoftuar të ndaluarit me të drejtat që u takojnë. Qendra e Mbajtjes sa i përket kushteve fizike nuk i plotëson kushtet as për të ndaluarit dhe as për stafin e angazhuar aty.”

Temat
LajmeVend

Të afërta