Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Indi: 42 vjeçari përdhunon foshnjën për dy orë (Foto)

Një nënë në Indi ka treguar se foshnja e saj 11 muajshe është rrëmbyer nga shtrati i saj në mes të natës dhe u përdhunua për dy orë, për tu gjetur më pas pa ndjenja.

Nëna 25 vjeçare ishte e tronditur kur e kuptoi që foshnja e saj ishte rrëmbyer kur ishte ende në gjumë teksa në një tendë në Delhi, transmeton Klan Kosova.

Nëna kishte frikë që vajza e saj nuk do të mbijetonte pas plagëve të marra, pasi u rrëmbye nga shtrati në vendin ku po flinte edhe burri dhe djali i saj katërvjeçar.

Familja po jetonte në tend afër punës së babait të foshnjës që fiton vetëm dy euro në ditë.

“Ne nuk e prisnim që diçka e tillë të ndodhte. Mendonim që jemi të sigurt, ne të gjithë punojmë së bashku. Nuk prisnim që diçka e tillë të ndodhte, nuk i kemi bërë askujt keq”.

Babai i foshnjës është i shokuar dhe po ndihet fajtor pse nuk ka mundur ta ndihmojë vajzën e tij.

“Jam i shokuar. Nuk kam besuar kurrë që diçka e tillë do i ndodhte familjes time. Nuk e di çfarë të mendoj por besoj që Zoti do e dënojë atë që ia bërë këtë gjë vajzës time”, është shprehur ai.

Zëdhënësi i Policisë në Delhi, Pushpendra Kumar, e ka konfirmuar që një burrë është arrestuar nën dyshimin për përdhunim.

Vijay Singh, 42 vjeçar e ka pranuar se e ka rrëmbyer foshnjën dhe e ka dhunuar atë seksualisht për dy orë.

Exit mobile version