Që nga fotot e famshme në stadium, Irid Oxa së bashku me mikeshën e saj Rike u bënë shumë të njohura për publikun, por fama e brunes atraktive u rrit më shumë kur u bë me dije lidhja e saj me futbollistin me ngjyrë, mesfushorin ganez të Torinos, Afryie Acquah.
Të shumtë ishin ata që e sulmuan për këtë fakt, po ashtu si edhe ajo vetë rrëfen për “Bluetooth” se njerëzit janë xhelozë.
Nga ana tjetër tregon mbështetjen që i ka dhënë familja dhe shoqëria në lidhjen e saj.
“Respektojnë zgjedhjen time dhe nuk u lë shumë hapsirë, diskutimit në lidhje më këtë argument. Ngjyra e errët e njeriut nuk është njollë në biografi.
Le të hedhim një sy të bardhëve që nuk shkëlqejnë për mirësi” ka thënë Irid për Bluetooth.