Showbiz

Çiljeta, në ‘kurthin’ e ‘Vipave të Bllokut’ (FOTO)

By FIRST CHANNEL

September 14, 2016

Këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga është bërë shpesh pjesë e mediave rozë për shumë arsye.

Dashur-padashur ajo e tërheq vëmendjen, qoftë edhe pa bërë asgjë. Duke filluar nga zvogëlimi i gjoksit e deri tek lidhja e mundshme e dashurisë që ajo mund të ketë me portjerin e ‘Partizanit’, Alban Hoxhën, figura e saj nuk është lënë asnjëherë ‘në hije’. Së fundmi këngëtarja është bërë ‘viktimë’ e ‘Vipave të Bllokut’.

Faqja satirike e Instagramit, shpesh shikon ‘anën tjetër të medaljes’ për njerëzit publikë dhe jo vetëm, duke u nxjerrë atyre në pah jo perfeksionin.

Në një postim të bërë nga kjo faqe, Çili është krahasuar me këngëtarin bullgar Haziz, ndoshta duke patur parasysh modelin e flokëve që këngëtarja ka në këtë foto.