Showbiz

A është Afrim Muçiqi këngëtari me më së shumti gra? (Video)

By Egzona Krasniqi

September 14, 2016

Në estradë njohim disa emra që janë martuar më shumë se një herë, mes tyre ka femra e meshkuj, shkruan “Kosovarja”.

Ndër ata që janë martuar më shumë se një herë, janë Sabri Fejzullahu, Shkumbin Kryeziu, etj.

Por, ai që kryeson është këngëtari i muzikës popullore Afrim Muçiqi, të cilit deri më tani i njihen publikisht tri lidhje. Gruaja e fundit është këngëtarja Halime Mani, me të cilën e ka edhe një djalë.

Me sa duket Afrimi dhe Halimja po kalojnë jetë të lumtur bashkëshortore. Këngëtarja Halime Mani nuk ka qenë më herët e martuar.