Zbulimi i këtij 16 vjeçari për gruan me aftësi të kufizuara ka përlotur botën

Një 16 vjeçar ka shpikur një karrocë të veçantë për një nënë me aftësi të kufizuara në mënyrë që ajo mund ta shetisë beben e saj.

Një nënë 35 vjeçare ishte e brengosur sepse nuk do të mund të kujdesej për beben e saj si gjithë nënat tjera.

Ajo mendonte se asnjëherë nuk do të mund ta marrë fëmijen e saj në shëtitje, por një 16 vjeçar ishte zgjidhja e problemit të saj, transmeton lajmi.net

Shrina Jones, ka humbur aftësinë për të ecur pasi ishte goditur me armë kur ishte vetëm 5 vjeç.

Alden Kain, një student i shkollës së mesme, ka arritur që ta krijoj një karrocë të veçantë për të pas një viti e gjysmë punë.

Djaloshi shprehet i emocionuar që tani Shrina është në gjendje të kujdeset për fëmijen e saj në mënyrë më të lehtë.

Lajmi është përhapur në rrjetet sociale ku të gjithë njerëzit kanë shprehur emocionet dhe lavdëratat e tyre për djaloshin e ri.

Temat
Fun

Të afërta