Sport

Trajneri i futbollistit anglez që vdiq në fushë: Babai dhe nëna e tij…

By Dijart Dyla

September 13, 2016

Daniel Wilkinson ka ndërruar jetë në fushën e lojës në një ndeshje të futbollit amator në Angli, për ta tronditur opinonin sportiv botëror.

Trajneri i skuadrës së tij, Craig Eliot, ka rrëfyer momentet e tmerrit në spital.

“Ne nuk e dimë më se çfarë të bëjmë. Të gjithë shkuam në spital, por e tëra që mund të bënim ishte mbështetja e familjes së tij”, deklaroi Eliot, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mami dhe babi i tij janë njerëz shumë të fortë. Ne kishim nënshkruar me Eliot para fillimit të sezonit, ndërsa ai ishte zhvendosur në Sheffield me të dashurën e tij. Ishte një djalosh fantastik. Nuk kam fjalë”, shtoi ai.

Për të mësuar detajet tjera rreth vdekjes tragjike të Eliot, mund të klikoni këtu.