Në fundjavën e kaluar, dy skuadra që garojnë në futbollin serb, luajtën në Kosovë.
Mokra Gora e ka pritur Shumadijën në Zubin Potok, ndërsa Trepça serbe është ballafaquar me Miokovcin, shkruan “Bota Sot”.
Këto katër klube garojnë në Lidhjen e Futbollit të Rajonit të Perëndimit të Serbisë dhe nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka reaguar ende. FFK ka të drejtë të dërgojë notë proteste në FIFA dhe UEFA.