Botë

Ronaldo kapiten i Real Madridit (Foto)

By FIRST CHANNEL

September 13, 2016

Cristiano Ronaldo është emëruar kapiten i katërt i Real Madridit.

Kjo u vërtetua gjatë fotove zyrtare të Real Madridit për sezonin 2016/17. Numri një i klubit, Florentino Perez, bëri një foto me katër kapitenët e ekipit të parë. Pas largimit të Arbeloas, Ronaldo ka zënë vendin e tij.

“Me Alvaro Arbeloan të larguar, Cristiano Ronaldo tashmë ka marrë shiritin e kapitenit të katërt të Real Madridit, pas Ramos, Marcelos dhe Pepes”, shkruan Marca.