Botë

Portugezët bëjnë diçka të veçantë për Ronaldon (Foto)

By FIRST CHANNEL

September 13, 2016

Se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të Portugalisë, vazhdojnë ta tregojnë vetë portugezët.

Portugalia, që verën që shkoi shkroi historinë duke triumfuar për herë të parë në një Kampionat Evropian, vazhdojnë të tregojnë dashurinë për tre herë lojtarin më të mirë në botë.

Pas statujës që i është bërë në vendlindjen e tij në Madeira, tani kanë vizatuar portretin e tij në mur, përcjell Gazeta Express.

Ky veprim erdhi pas triumfit në Euro 2016 e po ashtu edhe pas mbështetjes financiare që ofroi Cristiano Ronaldo gjatë verës kur Madeira u përfshi nga zjarrit shkatërrues dhe mbetën të vrarë katër persona.