Botë

Rrëzohet një aeroplan në ShBA, asnjë i mbijetuar (Foto)

By Dijart Dyla

September 12, 2016

Një aeroplan i vogël privat është rrëzuar në aeroportin Reno-Tahoe në Nevada të SHBA-së të dielën në mbrëmje, duke lënë kështu të gjithë anëtarët e bordit të vdekur.

Një aeroplan privat është rrëzuar në aeroportin Reno në Tahoe, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 15 vetura te djegura, shkruan CNN.

Autoritetet thonë se askush nuk u lëndua nga goditja e aeroplanin në tokë, mirëpo tregojnë se 3 pjesëtarët e bordit kanë vdekur.

Ende nuk është bërë i ditur shkaktari i rrëzimit të aeroplanin, mirëpo policia thotë se hetimet ende po vazhdojnë.