Rajon

Persona të paautorizuar në KZAZ, ndërpritet për disa minuta numërimi i votave në Dibër

By Dijart Dyla

September 12, 2016

Procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Dibrës është ndërprerë në KZAZ-në numër 19, të vetmen ku do të numërohen rreth 34 mijë votat. Shkak është bërë prania në sallë e personave të paautorizuar. Ndërprerjen e procesit e ka kërkuar kryetari i KZAZ 19, Fadil Begu. Ai ka urdhëruar që votat të mos numërohen si pasojë e prezencës së personave të paautorizuar në vendnumërime.

Pas një ndërprerje prej disa minutash, procesi ka rifilluar normalisht.

Deri tani nga votat e numëruara kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Muharrem Rama, përballë kandidatit të djathtë Sheferedin Shehu.