Jahjaga: Në këtë Bajram uroj të bëhemi sa më shumë solidarë dhe tolerantë

Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët duke dëshiruar sa më shumë paqe dhe dashuri, shkruan Gazeta Express.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime festa e Kurban Bajramit! Uroj që në shtëpitë tona të mbizotërojë dashuria, paqja, dhe harmonia.” shkruar Jahjaga.

Ajo më tej ka theksuar se “Në këtë Kurban Bajram, uroj që të bëhëmi më solidarë me ata në nevojë dhe më tolerantë ndaj atyre që janë ndryshe. Le t’i kultivojmë këto vlera të shoqërisë sonë për një të ardhme të përbashkët më të mirë.”

“Shpresoj që Zoti të dëgjojë lutjet tona dhe të na ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore në tokë.

Me fat!” përfundon urimin Atifete Jahjaga.

Temat
LajmeVend

Të afërta