Botë

David Cameron përfundoi karrierën e tij politike, jep dorëheqje edhe nga parlamenti

By Dijart Dyla

September 12, 2016

Ish- kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, sot ka paraqitur dorëheqjen e tij nga parlamenti i Britanisë, raporton Reuters.

Vendimi i tij i papritur u arsyetua se ai nuk dëshironte më të qëndrojë në rrugën e qeverisë së re.

Cameron dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit menjëherë pasi 52 për qind e britanikëve votuan në qershor për të dalë nga BE-ja.

Atë e zëvendësoi Thereza Maj.