BE-ja e fut në agjendë heqjen e vizave për Kosovën në takimin e 13 dhe 14 tetorit

Bashkimi Evropian planifikon të rishqyrtojë heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, në një takim që do të mbahet në Luksemburg gjatë tetorit.

Agjencia ruse e lajmeve “ItarTass”, shkruan se çështja e futjes së Kosovës, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Turqisë në regjimin e lëvizjes pa viza do të parashtrohet në takimin e ministrave të Punëve të Brendshëm të BE-së në Luksemburg, që pritet të zhvillohet më 13 dhe 14 tetor.

Sipas kësaj agjencie, Ukraina ka shumë probleme rreth kësaj çështje, por edhe Turqia dhe Gjeorgjia. Në këtë tekst, nuk përmendet problemi i Kosovës lidhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, si kusht të vënë nga BE-ja për heqjen e regjimit të vizave.

liberalizimi-i-vizave-635x358

Temat
BotëLajme

Të afërta