Barcelona merr një lajm të mirë pas humbjes befasuese në La Liga (Foto)

Andre Ter Stegen është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës
Portieri gjerman, Marc André Ter Stegen, i cili mungoi në humbjen e Barcelonës prej 1:0 ndaj Alavaes për shkak të një lëndimi, është rikthyer gjatë ditës së sotme në stërvitje.

Ter Stegen është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit, një ditë para ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve që Barcelona e zhvillon me Celticun.

Sipas ‘Mundo Deportivos’, portieri gjerman mund ta nisë nga fillimi takimin e së martës mbrëma, që do të zhvillohet në ‘Camp Nou’.

barcaaa_1473676279-7954932

Temat
BotëSport

Të afërta