Botë

Publikohet për herë të parë letra e Bushit: Dita kur nisi lufta kundër terrorizmit (Foto)

By FIRST CHANNEL

September 11, 2016

​Ish-presidenti amerikan George W Bush në ditën kur ndodhi sulmi ndaj Kullave Binjakve në New York, u ka shpallur luftë grupeve terroriste në tërë globin.

Sot, për herë të parë, publikohet raporti i plotë i fjalëve të Bush’it në momentin kur ai e mori lajmin se u sulmuan Kullat Binjake, shkruan Indepenent, transmeton Express.

Ky dokument u publikua për herë të parë pas sulmeve që ndodhën 15 vite më parë.

Për shënimin e 15 vjetorit të sulmeve, ish sekretari i presidentit të atëhershëm George W Bush, Ari Fleischer ka vendosur t’i publikojë gjashtë faqet e raportit të cilat tregojnë fjalët e Bush’it në momentin e sulmit.

Reagimi i Bush’it ishte i menjëhershëm për hakmarrje kundër terroristëve.

Fillimisht, ish presidenti e kishte telefonuar nënpresidentin e tij Dick Chaney nga aeroplani presidencial Air Force One dhe i tha “Do t’i kapim b****. Ne jemi në luftë”.

Pasi kishte ndërprerë telefonatën me nënpresidentin, Bush i tha ndihmësit të tij: “Kur ta kuptojmë se kush e bëri këtë, ata nuk do të më duan aspak mua si president. Dikush do të paguajë”, shkruan Independent, transmeton Express.

Presidenti i atëhershëm amerikan u tha gjithashtu ndihmësve të tij të cilët ishin me të në aeroplanin Air Force One: “Nuk më pritet ta gjej se kush e bëri këtë. Do të na marrë kohë deri sa t’i gjejmë ata, do t’i shtrydhim në shuplakë të dorës”, ka thënë Bush.

Nëntë ditë më zonë, Bush shpalli luftën kundër terrorizmit. Këtë e tha edhe gjatë një seance të përbashkët me Kongresin amerikan: “Sapo ka filluar lufta jonë kundër Al-Kaidës, kundër terrorit, e që kjo luftë nuk do të marrë fund deri në ndaljen dhe shfarosjen e terrorizmit global”.

Shumë më pas e kritikuan shpalljen e luftës nga ish presidenti, por kjo gjithashtu u përkrahë me duartrokitje nga të gjithë pjesëtarët e Kongresit amerikan, transmeton Express.

Fleischer tregoi se ditën kur ndodhi sulmi, ai dhe ish presidenti Bush ishin në një vizitë në Shkollën Fillore “Booker” në Florida. Ai tregon se pasi hynë në shkollë, presidenti u lajmërua se një aeroplan kishte goditur Kullën veriore të Qendrës Botërore Tregtare, e cila në fillim u supozua të jetë një aksident.

Lajmi për sulmin e dytë që ndodhi në Kullën tjetër Binjake, e gjeti presidentin duke lexuar për nxënësit tregimin “The Pet Goat”. Gjatë leximit, një ndihmës iu afrua ish presidentit Bush dhe i pëshpëriti në vesh “Amerika është nën sulm”.

Pasi u larguan nga shkolla, Fleischer tregon se Bush nuk deshi të japë alarmin e jashtëzakonshëm pasi ende nuk diheshin saktë të dhënat për këto dy goditje.

Ata hipën ne aeroplanin Air Force One. Bush menjëherë mori në telefon Shërbimin Sekret në Washington, e pas telefonatës me ta, Fleischer tregon se Bush tha: “Dua të shkoj në shtëpi sa më shpejtë të jetë e mundur. Dua të jem në Washington tani”.

Ai kishte telefonuar gruan e tij Laura Bush pasditen e 11 shtatorit. Si një krishterë i devotshëm i tregoi se është rrugës për në shtëpi, por gjithashtu i tha: “Nëse një aeroplan niset drejtë Shtëpisë së Bardhë dhe unë jam aty, duhet ta dish që e kam lexuar sot Biblën. Zoti do të na ndihmojë”, tregon letra e publikuar nga ish sekretari i presidentit Bush, Ari Fleischer. /GazetaExpress/