Me çka do të merret Cana pas pensionimit nga futbolli?

Lorik Cana, ish kapiteni i Shqipërisë, ende nuk ka vendosur se me çfarë zeje do të merret pas pensionimit nga futbolli
Lorik Cana, i cili së fundi është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, ka vendosur që të pushoj disa muaj para se t’i bashkohet ndonjë skuadre për ta vazhduar karrierën.

Ish anëtari i Lazios ka vendosur që kohen e lirë ta shfrytëzoj. Ai nisur shkollimin për trajner në Shqipëri.

Por, ylli shqiptar ende nuk ka vendosur se me çfarë zeje do të merret pas pensionimit nga futbolli.

“ Pas futbollit do të marr sa më shumë kualifikime, të cilat lidhen me sportin. Të shoh se cila nga këto mënyra do të më pëlqejë më shumë dhe pastaj do të vendos përfundimisht”, ka deklaruar Cana në një intervistë të dhënë në emisionin “Chic” të gazetares Fjodora Fjora në “News 24”.

“Ndoshta do të bëhem trajner, ndoshta drejtues, ndoshta menaxher. Kam dëshirë ta provoj këtë sfidë të re”, shtoi Cana, i cili në të kaluarën ka luajtur për skuadrat si: Nantes, Galatasaray, Sunderland, Marseille dhe PSG.

Temat
Sport

Të afërta