Itali, shqiptari dhunon shitësen, 29-vjeçarja e kap për fyti!

Një shqiptar është arrestuar pasi ka dhunuar shitësen e një dyqani në Foggia të Italisë, por është lënë sërish i lirë nga autoritetet dhe po hetohet në gjendje të lirë, raportojnë mediat lokale
Nëna e 29-vjeçares së dhunuar ka thënë për mediat se agresori e kapi prej krahu vajzën e saj dhe e shtriu në dysheme në vendin e punës, në një dyqan në sheshin “Giordano”, pasditen e dy ditëve më parë.

Siç raportojnë mediat lokale, rreth orës 17:00, shqiptari u fut në dyqan dhe i tha vajzës se e njihte dhe se e kishte parë më parë.

“Nuk më duket se ju njoh, por nëse keni nevojë për diça më thoni”, u përgjigj shitësja 29-vjeçare. Duke kuptuar qëllimet e ‘klientit të rremë’, ajo shkoi në pjesën e pasme të kasës për të marrë celularin që e kishte në çantë, por është kapur prej krahu nga shqiptari, është shtrirë përtokë dhe goditur.

Gjatë përleshjes, vajza gjeti ka gjetur forcën për të reaguar dhe me një dorë, e ka kapur prej fyti agresorin, i cili më pas u ngrit dhe ia mbathi nga dyqani duke bërtitur: “Ndihmojeni vajzën, ndihmojeni vajzën”, shkruan Syri.net.

Në këtë pikë, edhe vajza u ngrit nga dyshemeja dhe doli jashtë dyqanit për të kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje, mbërritën pak çaste më pas efektivë të policisë, të cilët gjurmuan dhe arrestuan shqiptarin dhe e shoqëruan në komisariat. Pak orë më pas, ai u shoqërua në stacionin e trenit e hipi në një vagon që nisej për në Milano.

Për “Foggia Today”, mamaja e 29-vjeçares e komentoi kështu vendimin e prokurorisë që vendosi që shqiptarin mos ta mbajë në burg, por ta hetojë në gjendje të lirë:

“Nuk kam fjalë, jam e indinjuar dhe e dekurajuar. Nuk ka drejtësi, ky nuk është një vend i civilizuar. Teksa ai është i lirë, vajzës sime i është këshilluar të mos shkojë në punë. Pyes veten nëse prokurori e ka kuptuar që duke e lënë të lirë ka dënuar vajzën time”.

Temat
BotëLajme

Të afërta