Mourinho fajëson gjyqtarin për humbjen nga City

Jose Mourinho ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj gjyqtarit që ndau drejtësinë në derbin Manchester United – Manchester City.

City arriti të mposht 1:2 Unitedin në ‘Old Trafford’, për t’ia shkaktuar humbjen e parë.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho ka deklaruar se skuadra e tij është dëmtuar nga gjyqtari Mark Clattenburg.

“Unë jam shumë i zhgënjyer me dy vendimet e Markut, sepse ajo ndërhyrje ishte për penallti dhe karton të kuq për Bravon”, deklaroi Mourinho për Sky Sports, përcjell Lajmi.net.

“E dyta është me Otamendin. Ju mund të thoni se prekja nuk ishte e qëllimshme, unë them se ishte e qëllimshme”, shtoi portugezi.

jose-mo-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta