Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Liverpooli i mban leksion Leicesterit (VIDEO)

Liverpooli ka gëzuar tifozët e tij duke shënuar fitore në ndeshjen e parë në Anfield Road këtë sezon.

Të kuqtë kanë mposhtur 4:1 kampionët e Premierligës, skuadrën e Leicester Cityt, në kuadër të xhiros së katërt të Premierligës.

Firmino me dy gola, Mane dhe Lallana me nga një, shënuan për Liverpoolin.

Golin e vetëm për Leicesterin e shënoi sulmuesi Vardy.

Liverpoolin xhiron e ardhshme e pret ndeshje e vështirë në udhëtim te Chelsea.

Exit mobile version