Vend

Kosova kërkon raporte kontraktuale me NATO-n

By Dijart Dyla

September 10, 2016

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ministrin e FSK-së, Haki Demollin për të koordinuar hapat e ardhshëm në konsolidimin e një qëndrimi të përbashkët të Kosovës në raport me NATO-në.

Ky takim vije vetëm dy ditë para vizitës së Hoxhaj në NATO, ku pritet të takohet me Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, ambasadorin Alexander Varshbow dhe disa figura të tjera politike e ushtarake të rëndësishme.

“Hoxhaj do të shtrojë dhe insistojë në takime me zyrtarët e lartë të NATO-së nevojën e formalizimit të marrdhënieve kontraktuale me Aleancën Veriatlantike para Samitit të radhës që mbahet në Dhjetor ku pritet që Kosova të shënoj një hap të ri raporteve. Po ashtu, temë diskutimi do të jetë edhe rritja dhe roli i ri i FSK-së sa i përket misionit të saj dhe fushëveprimtarisë”, thuhet në njoftim, të MPJ-së.

Në Bruksel, Hoxhaj në fillim të javës do të takoj edhe Komisionerin Hahn, Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini dhe eurodeputetë.