Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Eventi i sontëm do t’i bashkojë Dafinën e Ledrin (Foto)

Sonte në ndejën ‘Facebook Party’ të cilën për herë të parë në Kosovë e ka organizuar një politikan si Behxhet Pacolli janë ftuar shumë mysafirë.

Që atmosfera sonte të jetë edhe më në nivel do të kujdesen disa këngëtarë të cilët janë shumë të dashur për publikun.

Në këtë aheng, lideri i AKR-së ka ftuar të gjithë miqtë e tij në Facebook, ndërsa ata që do të performojnë janë:Grupi Elita 5, Grupi Fisniket, Kaos, Getinjo, Kida, Xhensila Myrezaj, Dhurata Dora, Hekuran Krasniqi dhe Gold AG.

Ky event do t’i bashkojë edhe Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën të cilët pas një lidhje publike dashrurie kanë vendosur të jenë miq.

Exit mobile version