Botë

Arlind Ajeti, lajm shumë i keq për Shqipërinë

By Dijart Dyla

September 10, 2016

Arlind Ajeti do të mungojë ende për shkak të lëndimit.

Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësit shqiptar do t’i duhen edhe dy javë për t’u rikthyer në fushë.

22-vjeçari i lindur në Bazel e nisi mbarë aventurën me Torinon, duke shkëlqyer në miqësoret e para përgatitore. Por pikërisht në momentin më të mirë ai pësoi një tërheqje muskulore që e la jashtë ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Milanit.

Sikur të mos mjaftonte ky problem, lojtari u gjend në një situatë të vështirë në ditët e fundit të merkatos, kur ishte pranë largimit nga klubi “Granata”, shkruan “Panorama Sport”.

Gjithsesi mbrojtësi i kombëtares kuqezi mbeti në Torino dhe sapo të vërë sërish këmbën në fushë i duhet të bindë trajnerin Mihajloviç t’i bëjë një vend titullari në qendër të prapavijës.