Botë

Simeone ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid

By Dijart Dyla

September 09, 2016

Diego Simeone ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid.

El Confidencial shkruan se trajneri argjentinas, tashmë u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se ka vendosur të largohet, para përfundimit të kontratës së tij.

Simeone në vitin 2015 ka nënshkruar kontratë të re me Atleticon, që e mban në Atletico deri në vitin 2020, por ai ka vendosur që të largohet në qershor të vitit 2018.

Për këtë gjë, tashmë janë të njoftuare dhe drejtuesit e Atleticos, shkruan El Confidencial, sipas së cilët Simeone u ka treguar se dëshiron të marrë drejtimin e Interit në Serie A, për të cilën skuadër ka luajtur edhe si futbollist.