Botë

Pamje nga aksidenti i trenit ku u vranë 3 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë (Video)

By FIRST CHANNEL

September 09, 2016

Të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar kur një treni doli nga binaret në provincën Galicia në veri të Spanjës.

Në mesin e të vdekurve është edhe vozitësi portugez i trenit, raportojnë mediat lokale, përcjell Express.

Aksidenti ndodhi kur treni u përplas në një urë afër komunës Porrino, sipas gazetës La Voz de Galicia.

Ndërkohë, edhe 50 persona të tjerë janë duke u trajtuar për lëndime në spital.