Limaj: Nuk protestojmë më me Vetëvendosjen, tash është koha e zgjedhjeve

Kreu i Nisma për Kosovës Fatmir Limaj ka deklaruar se cila ka qenë arsyeja e mos bashkëngjitjes në protesta me Vetëvendosjen.

Limaj i ftuar në ‘Argument Plus’, ka thënë se opinioni publik ka qenë mjaft i informuar me problemet e Kosovës dhe se është protestuar më herët.

Ai ka thënë se Nisma dhe AAK ka bërë protesta masive më herët dhe se është dhënë mesazhi i duhur.

“Protesta ka një arsye. Ato organizuar për të sensibilizuar opinionin për një temë të caktuar. Protesta kemi bërë edhe në të kaluarën, kemi pas bile protesta masive. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme dhe këto do të tregoheshin me vota të qytetarëve. Opinioni ka qenë mjaft i njoftuar me problemet për demarkacionin dhe kështu janë organizuar edhe protesta”, ka thënë Limaj.

Temat
Vend

Të afërta