Showbiz

Ky është ushqimi i preferuar i Rita Orës (Foto)

By FIRST CHANNEL

September 09, 2016

Rita Ora ka pranuar edhe më herët që i pëlqen ushqimet tradicionale të shqiptarëve.

Këngëtarja me famë botërore në një intervistë të përbashkët me reperin shqiptar, Action Bronson, patën deklaruar se u pëlqejnë shumë pitet dhe flia.

Ndërsa tani përmes një fotografie në rrjetet sociale, 25-vjeçarja ka treguar se i pëlqen edhe fasulja.

Ajo ka publikuar një fotografi të ushqimit të saj, mbi të cilën ka shkruar: “E lumtur”.