Showbiz

Kjo modele mund të dënohet me 6 muaj burg për një foto në “Snapchat” (FOTO)

By FIRST CHANNEL

September 09, 2016

Modelja e “Playboy”-t, Dani Mathers, 29 vjeçe, mund të ketë pasoja të rënda pas një postimi krejt të pamenduar që ka bërë në “Snapchat” në korrik. Ajo është fotografuar gjatë një takimi me avokatin e saj, një muaj pasi postoi në rrjetin social foton e një gruaje të moshuar teksa bënte dush në palestrën që frekuentonte edhe ajo.

Mathers mund të dënohet deri në 6 muaj burg për shpërndarje të imazheve private. Në foton e postuar në korrik, modelja shfaqet teksa qesh me të moshuarën që po bën dush në sfond.

“Nëse mua nuk mund të mos më binte në sy, as ju nuk mundet”, shkruante ajo bashkëngjitur fotos.

Policia e ka gjetur të moshuarën që shfaqet në foto dhe pasi është vënë në dijeni të asaj që ishte bërë pas kurrizit të saj, gruaja ka bërë kallëzimin mbi të cilin ngrihet akuza.