Sport

Këto janë 10 ndeshjet për të cilat u dënua Skënderbeu

By Dijart Dyla

September 09, 2016

Në raportin prej 31 faqesh dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA ka publikuar të gjitha ndeshjet që Skënderbeu ka manipuluar brenda dhe jashtë vendit.

Bëhet fjalë për dhjetë takime nga më shumë se 50 gjithsej, për të cilat “qeveria” evropiane e futbollit është e sigurt se kanë qenë të “kurdisura” nga klubi korçar. Pikërisht mbi këto ndeshje Skënderbeu u përjashtua për një vit nga ndeshjet evropiane, shkruan PanoramaSport, përcjell Lajmi.net.

Lista e ndeshjeve

Krusaders – Skënderbeu 3-2 (21.07.2015)

Dinamo Zagreb – Skënderbeu 4-1 (25.08.2015)

Sporting Lisbona – Skënderbeu 5-1 (22.10.2015)

Skënderbeu – Lokomotiv Moska 0-3 (10.12.2015)

Skënderbeu – Shkumbini 1-0 (12.12.2010)

Kastrioti – Skënderbeu 0-0 (06.02.2011)

Dinamo – Skënderbeu 2-3 (15.04.2011)

Skënderbeu – Laçi 0-0 (31.01.2015)

Skënderbeu – Teuta 2-2 (16.10.2015)

Skënderbeu – Tërbuni 4-0 (22.11.2015)