Shëndet

Ja ku qëndron lidhja mes zemrës dhe trurit

By FIRST CHANNEL

September 09, 2016

Një studim i publikuar në revistën “Neurologji” lidh ngushtë palestrën me përmirësimin e aftësive të të menduarit tek të rriturit.

Studimi përfshiu 877 të rritur me moshë mesatare 65 vjeç dhe vlerësoi përshtatshmërinë e tyre kardiovaskulare. Për të vlerësuar qasjen e tyre kardiovaskulare, hulumtuesit përdorën një masë standarde njohur si VO2 max, e cila është përcaktuar si shuma maksimale e oksigjenit që trupi juaj mund të përdorë, ndërsa jeni duke u ushtruar në palëstër apo duke bërë ecje në natyrë. (V qëndron për vëllimin, O2 është për oksigjen, dhe max është për maksimum.) Pjesëmarrësit gjithashtu bënë një shumëllojshmëri testesh për të vlerësuar aftësitë e të menduarit, kujtesës, dhe funksionin ekzekutiv (një kategori të aftësive mendore të përdorura për të menaxhuar kohën dhe planet).

Në përfundim të studimit hulumtuesit dolën në konkluzionet se njerëzit të cilët stërviten rregullisht (nuk flitet për sforcim) kanë aftësi më të mira njohëse dhe të menduari.

Dy orë dhe 30 minuta aktivitet me intensitet të moderuar, aerobi, ecje e shpejtë ose një orë e 15 minuta aktivitet i fuqishëm me intensitet, si vrapimi janë ato që rekomandohen, shkruan Gazeta Shëndeti. Ushtrime për muskujt mund të bëni dy ose më shumë ditë në javë.