Hoxhaj për Bajram në Bruksel dhe Strasburg

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, të hënën, do të udhëtojë në Bruksel dhe Strasburg ku do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të BE-së dhe Këshillit të Evropës – njofton MPJ.

“Në agjendën zyrtare të cilën e ka publikuar Komisioni Evropian, Ministri Hoxhaj ditën e hënë do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, po atë ditë Ministri Hoxhaj do të pritet në takim edhe nga Komisioneri i Lartë për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn”, thuhet në njoftim,

Sipas MPJ’së, kjo agjendë e takimeve të Ministrit Hoxhaj, përmbyllet ditën e martë më 13 shtator ku në Strasburg ai do të pritet në takim nga Komisioneri i Lartë për Migrim dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ndërsa një takim do ta zhvilloj edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, Thorbjon Jagland.

“Megjithatë, nuk janë bërë publike temat e diskutimeve por besohet se cështja e vizave, demarkacionit, dialogut me Serbinë dhe organizimi i takimit të parë të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së do të jenë cështjet kryesore për diskutim”, përfundon notimi.

Temat
LajmeVend

Të afërta