Gjyqtari Robert Carolan jep dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese

Gjyqtari Robert Carolan nuk është më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtuese.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se Carolan i ka dorëzuar Presidentit, Hashim Thaçi, njoftimin për dorëheqjen e tij, të premten.

“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, gjyqtari Carolan i ka dorëzuar Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, njoftimin për dorëheqjen e tij, të premten, më 9 shtator 2016, një kopje e së cilës i është dorëzuar edhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, si dhe Sekretarisë së Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

1carolan0216-640x358

Temat
Botë

Të afërta