Erdogan përjashton edhe 28 kryetarë të zgjedhur komunash

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka thënë sot se Qeveria turke do të marrë kontrollin në udhëheqjen e 28 Komunave, duke i përjashtuar kryetarët e zgjedhur të cilët i akuzon se kanë lidhje me rebelët kurdë.

Njoftimi i Suleyman Soylu vjen vetëm një ditë pasi ministria e Arsimit suspendoi 11.285 anëtarë, përfshirë mësimdhënës, nën dyshimin se ata mund të kenë lidhje me Partinë e Punëtorëve Kurdistian, apo PKK, përcjell Express.

Soylu ka thënë se 28 komunat nuk do të udhëhiqen më përmes “urdhrave të Qandil”, duke iu referuar majës Qandil në veri të Irakut ku lidershipi i PKK është i vendosur.

Ai ka thënë se marrja e pushtetit nëpër këto komuna do të ndodhë brenda 15 ditëve.

Temat
BotëLajme

Të afërta