Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ekskluzive: Të gjitha detajet e “Facebook Party” të organizuar nga Behgjet Pacolli në shtëpinë e tij (Foto)

Behgjet Pacolli këtë të shtunë (nesër, 10 shtator) do të organizojë në shtëpinë e tij në Hajvali “Facebook Party”, event i parë i organizuar ndonjëherë në Kosovë nga një politikan.

Në këtë aheng, lideri i AKR-së ka ftuar të gjithë miqtë e tij në Facebook, ndërsa deri me tash mijëra prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Kjo mbrëmje ju dedikohet vetëm juve. Vetëm ju jeni ardhmëria e Kosovës”, ka thënë Pacolli, duke treguar se pritja e mysafirëve fillon nga ora 17:00, shkruan lajmi.net.

Në këtë aheng të gjithçka është gratis, derisa në oborrin e shtëpisë së Pacollit tashmë është ngritur një skenë gjigante, ku do të performojnë yjet më të njohura të muzikës shqiptare.

Lajmi.net merr vesh se nesër në shtëpinë e Pacollit do të performojnë grupet si Elita 5, Fisnikët, pastaj Ledri Vula, Gold AG, Dhurata Dora, Xhensila Myrtezai, Kida, Getinjo, Dafina Zeqiri, Kaos, etj.

Exit mobile version