Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, vjen edhe reagimi i FSHF-së

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka sqaruar opinionin në lidhje me informacionet e dënimit të Skënderbeut, për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve.

Ata me anë të një reagimi, kanë sqaruar shumë gjëra.

Njoftimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit kerkon te informoje publikun, ne lidhje me nje lajm te pavertete, te botuar ne numrin e sotem te gazetes “Panorama Sport” mbi vendimin e arsyetuar te ceshtjes Skenderbeu. E verteta eshte kjo: Pas apelimit qe ekipi i Skenderbeut beri ndaj vendimit te UEFA-s ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv (CAS), u mor dhe vendimi final i cili denoi ekipin e Skenderbeut nga pjesemarrja ne kupat e Europes per nje vit. Menjehere pas ketij vendimi FSHF eshte konsultuar me organet juridike te UEFA-s mbi hapat e metejshem qe duheshin marre, pasi ishte nje situate e pajetuar me pare qofte per FSHF por dhe vete UEFA-n. Pas ketyre konsultave u arrit ne perfundimin qe do te pritej te publikohej vendimi i arsyetuar nga CAS, dhe me pas organet perkatese te UEFA-s dhe FSHF-se do te rikonsultoheshin per te arritur ne nje vendim te perbashket mbi ekipin e Skenderbeut”.

“Deri me sot ky vendim i arsyetuar i CAS, nuk eshte zbardhur, dhe kjo mund te vertetohet lehtesisht ne faqen zyrtare te CAS ku publikohen te gjithe vendimet e saj. Faksimilja e botuar sot eshte pergjigja e UEFA-s per vendimin e Komisioneve te saj. UEFA eshte nje institucion dhe CAS nje institucion tjeter krejtesisht pa asnje lidhje me njeri- tjetrin. Kjo eshte e verteta. Ky eshte blofi i rradhes i “Panorama Sport”. Pjesa tjeter qe ata i serviren publikut eshte alucinacion i qellimshem ne vijim te nje fushate disavjecare denigruese ndaj institucionit te futbollit, qe ka per qellim te nxije realitetin dhe sukseset e tij ne vijimesi, sidomos gjate viteve te fundit”.

Temat
RajonSport

Të afërta