Çollaku do të jetë shef i stafit në Presidencë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ekipit të tij i është bashkuar ish- ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, në cilësinë e Shefit të Stafit.

Thaçi ka thënë se Çollaku ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët më të mirë të tij.

Me anë të një postimi në facebook, Thaçi ka thënë se ish-këshilltari i tij, vjen pas një pune të shkëlqyer në ministrinë e Integrimeve, lajmi.net.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.

Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.

Mirësevjen Bekim! HTH

Temat
Vend

Të afërta