Cila është biseda më e rëndë në “Pronto 2”, sipas publikuesit të tyre

“Çoje njerin se ka lekë aty” janë fjalët e përgjimit telefonik të Adem Grabovcit të cilën gazetari Vehbi Kajtazi e kategorizon si më të rëndën.

Ai ka thënë se brenda këtij përgjime bëhet fjalët për ndërmarrjen “Radoniqi” e cila ka 3 milionë euro vjetore, transmeton Koha.net.
“Ndërmarrja ‘Radoniqi’ ka 3 milionë euro vjetore dhe i thotë dërgoje njerin aty se ka lekë aty”, ka thënë Kajtazi.
Por, jo vetëm për vendet me të hyra milionëshe është kontaktuar Grabovci. Sipas Kajtazit, njerëzit e kanë thirrur Grabovcin edhe për t’i punësuar si roje për të vazhduar pastaj me nivelin tjetër që janë bordet.
Në anën tjetër, opinionisti Lepaja ka thënë se nuk ka faktor në këtë vend që mund të kërkoj përgjegjësi këtyre institucioneve të shtetit.
“Nuk ka faktorë në këtë vend që mundet të kërkoj përgjegjësi politike apo ligjore që t’i kërkoj institucioneve të shtetit të punojnë. Cili është ai instrument që e detyron këtë grup të bëj diçka në këtë drejtim? Është një grup i cili ka kryer procesin e privatizimit nën kontrollin e vetë, një grup që ka krijuar vazhdimisht kriza në shoqëri”, ka thënë Lepaja.

Temat
LajmeVend

Të afërta