Çaushi: Do t’i përdorim të gjitha mjetet për ta parandaluar Demarkacionin (Video)

Driton Çaushi nga Vetëvendosje ka thënë në Rrokum Roll se, mënyrat e protestës se Vetëvendosjes u dëshmuan se ishin të drejta.

“Pa gaz lotsjellës, çështja e Zajednicës nuk kishte për të përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, nga ku erdh vendimi se është shkelë Kushtetuta”, tha ai.

Ai shtoi se Glauk Konjufca padrejtësisht po e mban dënimin dhe nuk krahasohet me ata që e kanë kap shtetin dhe janë të lirë.

Çaushi ka thënë se deputetët po shiten dhe po shantazhohen, marrin terminale, bëhen ambasadore etj.

“Na prapë kemi për të përdorë gaz lotsjellës dhe nuk e kemi problem për tu arrestuar dhe burgosur nga ky sistem”, ka thënë ai.

Ai në vazhdim ka pohuar se, Lëvizja Vetëvendosje është më e fortë se asnjëherë më parë dhe se kjo qeveri qysh e quajti ai “Pronto-Mustafa” nuk ka pas panikë më të madhe asnjëherë ma parë.

Çaushi ka përsëritë se Vetëvendosje ka për takundërshtuar prapë me të njëjtat veprime, përderisa ka deputetë që mandatin e tyre e shohin veç si një mandat 4 vjecar dhe asgjë më shumë.

Temat
LajmeVend

Të afërta