Bekim Çollaku jep sot dorëheqje nga posti i ministrit të Integrimeve?

Dikasteri i fundit që do të ndërrojë ministër është ajo e Integrimeve Evropiane. Ministri Bekim Çollaku, sot pritet të japë dorëheqje nga ky post.

Burime të lajmi deklarojnë se Ministri i integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, këtë do ta zyrtarizojë në një konferencë për media që pritet të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Ai edhe më parë e ka dhënë një paralajmërim të tillë, duke shprehur dëshirën për të shkuar në presidencë, si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi.

Para Çollakut, ishte Hajredin Kuçi ai i cili dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Drejtësisë, por duke mbetur vetëm si zëvendës kryeministër.

Njësoj si Kuçi ka vepruar edhe Kujtim Shala i cili ndryshe nga Kuçi, ai dha dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit për të mbajtur vetëm postin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit.

Temat
LajmeVend

Të afërta