Botë

Befason Guardiola: Nëse Mourinho më…

By Dijart Dyla

September 09, 2016

Pep Guardiola ka deklaruar se ka raporte të mira kolegiale me Jose Mourinhon.

Këta dy trajnerë për herë të parë do të vihen përballë në Premierligë, në përplasjen e skuadrave të Mançesterit.

Guardiola në konferencën e fundit për shtyp para kësaj ndeshje, ka qetësuar gjakrat duke thënë se nëse Mourinhon e fton për një gotë verë, ai do ta pranojë.

“Në nivel sportiv kam treguar shumë herë se kam respekt për të. Unë gjithmonë përpiqem të mësoj nga kolegët e mi, dhe rivaliteti me të më shumë është çështje e medieve”, ka deklaruar Guardiola.

“Jam takuar me të në kongresin e UEFA-s, kemi folur, nëse ai më fton për një gotë verë, natyrisht se do ta pranoj”.