Një zyrtar turk ka thënë sot se janë suspenduar 11.285 anëtarë të personelit të ministrisë së Arsimit në Turqi nën dyshimin se mund të kenë lidhje me rebelët e jashtëligjshëm kurdë.
Ky zyrtar, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë sot se anëtarët e personelit janë suspenduar me pagesë derisa autoritetet të kompletojnë një hetim formal, përcjell Express.
Ai nuk e ka specifikuar se çfarë lidhjesh mund të kenë anëtarët e personelit me rebelët kurdë.
Por, ai thotë se hapa të tillë janë marrë bazuar në dëshmi konkrete, përfshirë lidhje financiare dhe përpjekje për të rekrutuar njerëz për rebelët.