Gjobë për Lorik Canën në Shqipëri, nuk do ta besoni çfarë ka thënë

sh-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana gjobitet mes Tiranës.

Një police ka gjobitur Canën për lënien e makinës në vend të gabuar, ndërsa në të ishte bashkëshortja dhe djali i tyre i vogël Boikeni. Cana e kishte lënë ”Range Rover”-in e tij me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.

Të pranishmit kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij përgjigjen që s’pritej.

‘’Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para.’’, është përgjigjur Cana duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak.

Pas përfundimit të Europianit, qeveria shqiptare u dha futbolllistëve të Kombëtares plot 1 milion euro dhe me sa duket, Cana s’e ka problem t’i paguajë ndonjë gjobë të vogël shtetit shqiptar.

lorik

Temat
Showbiz

Të afërta