Belgjika ka një super lajm për Kosovën

Adnan Januzaj ende mund të luajë për Kosovën.

Adnan Januzaj nuk ia ka mbyllur ende përfundimisht dyert Përfaqësueses së Kosovës.

Në fakt, futbollisti kosovar mund të luajë ende për ekipin e Albert Bunjakit, nëse do.

Kështu shkruan portali belg ‘rtbf.be’, i cili i referohet komunikatës së fundit të FIFA-s, e cila thotë lojtarët që kanë luajtur pas 13 majit me përfaqësueset tjera në ndeshje zyrtare, nuk do të mund të luajnë për Kosovën.

Kjo nuk vlen edhe për futbollistin e Manchester Unitedin, i cili nuk është ftuar nga Belgjika qe një kohë të gjatë, prandaj mund të luajë për Kosovën nëse dëshiron, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, Adnani nuk është bërë i ‘gjallë’ muajt e fundit, përkundër tentimit të Përfaqësueses së Kosovës për ta afruar në radhët e saj.

Temat
SportVend

Të afërta