Kosova zhvillon sot ndeshjen e tretë në kuadër të eliminatoreve për “EuroBasket 2017”.
Përfaqësuesja e Kosovës të martën ka udhëtuar drejt Bullgarisë, me të cilën do të takohet sot në ndeshjen e tretë eliminatore për Kampionatin Evropian në basketboll.
Ekipi i Arben Krasniqit fillimisht ishin mposhtur në Slloveni me rezultat të thellë, 113:68, e pastaj edhe në Mitrovicë nga Ukraina me rezultat 70:63.
Por, reprezentuesit kosovarë janë mobilizuar për ta ndërprerë serinë e humbjeve, përcjell “Lajmi.net”.
Ballafaqimi mes Bullgarisë dhe Kosovës do të fillojë në ora 17:00.