Lajme

Policia konfiskon 45 kg substancë narkotike, arrestohen tre persona

By Dijart Dyla

September 07, 2016

Konfiskohen mbi 45 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj të pakompromis kundër trafikimit me substanca narkotike, me datën 6 shtator 2016, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale ‘blerje, posedim , shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, dhe personat e cekur më poshtë janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.

1.D. lindur me 1986 m/sh/k 2.Xh. lindur me 1966 m/sh/i Shqipërisë 3.M. lindur me 1965 m/sh/i Shqipërisë

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç’rast janë konfiskuar:

45.8 kg substancë narkotike

4 telefona mobilë

një veturë e tipit golf V

Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.