Po formohe një parti e re, Mimoza Kusari-Lila, pjesë e saj

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka paralajmëruar serish themelimin e një partie të re politike, ndonse serish nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me të.

“Të jeni të sigurt se një projekt i ri politik do të vij shume shpejt”, ka deklaruar Kusari-Lila. Ajo ka konfirmuar se partia pjesë e së cilës do të jetë është në formim, njofton Klan Kosova.

“Pritet që shumë shpejt të finalizohet.”

“ Jam me një subjekt politik në formim me një parti me një projekt politik të ri.”

“Këtë vit do të kemi subjektin e ri politik në Kosovë. Një parti e re politike po krijohet një koncept i ri politik, për zhvillimin ekomomik të tjerat do të bëhen publike shpejt. Ka një entuziazëm dhe ka hapësirë shumë të madhe dhe nevojat e qytetarëve”, ka thënë Kusari Lila.

“Kthimi mbrapa është ajo çfarë po shkakton ngecje. Para se të masim meritat e shohim se ku e kemi sjellë vendin.”

Ajo ka thënë se pjesë e partisë së re bashkë më të do të jetë edhe Ilir Deda.

“Në partinë e re do të ketë figura të jetës aktuale publike edhe figura të subjekteve te tjera politike. Ne jemi parti që synon të adresojë çështjet. Do të jetë një emër interesant i partisë që do të bëhet.”

Kusari-Lila nuk e ka bërë të ditur emrin e partisë së re, por që ka thënë se do të jetë interesant.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar se në zgjedhjet komunale të ardhshme do të rikandidojë për postin e kryetares, si pjesë e partisë së re.

Temat
Vend

Të afërta